WEB FAQE FALAS

YB ceo set

Në kuadër të projektit “Punësimi i vajzave të reja në sektorin e teknologjisë informative TI” organizata “Iniciative qytetare” shpall:

KONKURS

Për punimin falas të një web faqeje prezantuese për kompani, organizata dhe institucione me seli në Bujanoc, Preshevë dhe Vranjë.

Përveç punimit falas te web faqes kandidatët e përzgjedhur në kuadër të konkursit do të fitojnë edhe hostingun dhe domenin në kohëzgjatje prej një viti, si dhe trajnimin për mirëmbajtjen/përditësimin dhe menaxhimin e web faqes në kohëzgjatje prej një muaji.

 

Kush mund të aplikojë? Në konkurs mund të paraqiten organizatat e shoqërisë civile, ndërmarrjet dhe institucionet me seli në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Vranjës. Përparësi do të kenë ndërmarrjet/organizatat/institucionet, të cilat me punën e tyre kanë ndihmuar zhvillimin e mjediseve lokale, të rinjëve në komunitetin lokal ose të cilët në çfarëdo mënyre kanë kontribuar në krijimin e kushteve më të mira të jetesës në mjediset e tyre. Kushtet të cilat kandidatët duhet t’i plotësojnë, janë cekur në aplikacion , i cili i bashkangjitet konkursit.

 

 

Si të aplikoni? Duhet të plotësoni formularin per aplikim dhe ta dërgoni në adresën konkurs@gradjanske.org

 

Afati? Konkursi do të jetë i hapur deri më 12 nëntor 2015, deri në orën 23:59. Afati për marrjen e vendimit mbi përzgjedhjen e kandidatëve është 13 nëntor 2015.

 

Si do të njoftoheni? Pas kalimit të afatit për aplikim, rezultatet e konkursit do t’i publikojmë në web faqet www.gradjanske.org dhe në www.youthbuildsrbija.org, ndërsa kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me udhëzimet e detajuara për vazhdimin e realizimit të aktiviteteve.

 

Për informata shtesë rreth kushteve dhe mënyrës së aplikimit, si dhe për çdo tjetër pyetje eventuale  lirisht mund të kontaktoni Nermine Aliji Ademin në email adresën nermine@gradjanske.org ose në numrin e telefonit 060-3624-010, si dhe Fismir Jahiun në email adresën fismir@gradjanske.org ose  në numrin e telefonit 060-3624-011

 

Projektin “Punësimi i vajzave të reja në sektorin e teknologjisë informative TI” është duke e realizuar organizata “Iniciativa Qytetare” , kurse finaciarisht është duke e mbështetur Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Sërbisë.

 

MOSProgrami YouthBuild – Të rinj të edukuar dhe aktiv të cilin në Sërbi e implementon Iniciativa Qytetare, zhvillohet sipas modelit të programit YouthBuild International, i cili jep rezultate të shkëlqyera në 15 vende anembanë botës. Me përmbi 30 vite përvojë, YouthBuild ka përgatitur më shumë se 94 000 të rinjë që të jenë aktiv, të angazhohen dhe vetë të ndërtojnë komunitetin e tyre.

Më shumë për YouthBuild-in dhe Iniciativën Qytetare mund të shihni në këto adresa 

:: www.youthbuildsrbija.org :: facebook.com/YouthBuildSrbija :: www.gradjanske.org :: facebook.com/GradjanskeInicijative