Je i/e papunë dhe ke midis 15 e 30 vjet?
Jeton në Bujanoc, Preshevë dhe Vranjë?
Dëshiron të jesh aktiv/e? Nuk ke përvojë pune? Dëshiron të mësosh, të zgjidhësh problemet në komunitet dhe të kesh mundësi për stazhimi, praktikë, ndërmarrësi?
Inkuadrohu në programin YouthBuild dhe bëhu njëri/a nga 50 të rinjë të cilët përmes trajnimit gjashtëmujor do të përfitojnë aftësi të domosdoshme për punësim dhe zbatimin e aktiviteteve në komunitet.
Dërgoje të plotësuar formularin për aplikim r deri më 4. tetor 2013, në office.mladi@gradjanske.org dhe bëhu pjesë e ekipit të YouthBuild Srbija!
Gjatë mesit të muajit tetor është planifikuar trajnimi fillestar për të gjithë të interesuarit, pas së cilit do të përzgjidhen pjesëmarrësit për programin gjashtëmujor.
MË SHUMË PËR PROGRAMIN:
Programi i YouthBuild përfshinë trajnime intensive për të fituar aftësi të domosdoshme për punësim dhe zbatimin e aktiviteteve në komunitet për 50 të rinjë nga Bujanoci, Presheva dhe Vranja.
Grupa prej 50 pjesëmarrësve të moshës 15 deri në 30 vjeç nga Bujanoci, Presheva dhe Vranja do të marrin pjesë në programin gjashtëmujor, i cili do të zhvillohet në dy faza.
Katër muajt e parë(nëntor 2013 – shkurt 2014) pjesëmarrësit do t’i kalojnë në të mësuarit intensiv në Qendrën e e trajnimit të YouthBuild Incijativa qytetare në Bujanoc, ku do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme arsimore.
Gjatë kësaj faze pjesëmarrësit gjithashtu do ta kalojnë kohën edhe në zbatimin e projekteve të dobishme brenda komunitetit të tyre, mund te themi se gjatë katër maujve të parë pjesëmarrësit do të angazhohen njëkohësisht në dy mënyra:
1. në aktivitetet brenda mësonjëtores me anë të të cilave do të përmirësojnë aftësitë e veta gjuhësor, të mësojnë aftësi praktike, shkathësit e komunikimit , do të kalojnë trajnime me temë lidershipin dhe aftësitë sociale .
2. në aktivitetet lidhur me projektet brenda komunitetit, që potencialin e të rinjve e bëjnë të dukshëm dhe ofrojnë përvojë praktike pune secilit prej tyre.
Në fazën e dytë e cila zgjatë dy muaj (shkurt – mars 2014.), Inicijativa qytetare do t’u ndihmojë pjesëmarrësve me rastin e kërkimit të vendeve të punës, të stazhimit e praktikave, si dhe me rastin e projekteve ndërmarrëse, vendosjen e kontakteve me institucionet dhe me aktivtetet tjera të ndërlidhura me realizimin e pavarësisë ekonomike të të rinjëve.
Një herë në javë pjesëmarrësit do të kthehen në Qendrën e trajnimeve të YouthBuild për konsultime shtesë dhe shërbime të zvillimit.
Elementet e edukimit social dhe qytetar do të përfshihen në të dyja fazat e programit.
Pjesëmarrësve të cilët nuk janë nga Bujanoci do t’i rimbursohen shpenzimet e udhëtimit gjatë 4 muajve të parë të programit, të gjithë pjesëmarrësit gjatë kësaj kohe do të marrin bursa mujore.
„YouthBuild” është model i cili prej vitit 1994 zbatohet dhe jep rezultate të jashtëzakonshme në 15 vende në mbarë botën.
Me 20 vite përvojë „YouthBuild” ka përgatitur mbi 110.000 njerëz të rinjë për të qenë aktiv, të angazhuar dhe për të ndërtuar vetë komunitetin e tyre. Bëhuni edhe ju nji nga ata!
Programin YouthBuild në jugun e Serbisë të cilin e zbaton Incijativa qytetare, me mbështetjen e agjencisë Amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) dhe Fondacioni Caritas Luksemburg.
Incijativa qytetare zbaton me sukses këtë model në Serbi që nga viti 2011 për këtë më shumë mund të mësoni përmes këtij filmi u.
Eja edhe ti Bashkohu me ne!
Recent Comments