JE I/E PAPUNË DHE KE MIDIS 18 E 30 VJET?
KE PËRFUNDUAR SHKOLLËN E MESME OSE FAKULTETIN?
JETON NË BUJANOC, PRESHEVË, VRANJË, NOVI PAZAR, TUTIN DHE SJENICË?
KY ËSHTË KONKURS PËR TY
Inkuadrohu në programin YouthBuild dhe bëhu njëri nga 30 të rinjët, të cilët përmes trajnimit do të përfitojnë aftësi të domosdoshme për punësim, zhvillim të biznesit dhe realizim të aktiviteteve në komunitet.
Dërgoje të plotësuar formulari aplikimit deri më 10 gusht 2016 në office.mladi@gradjanske.org dhe bëhu pjesë e ekipit të YouthBuild Serbia!
Do të të ftojmë në trajnimin seleksionues në fillim të gushtit, ku do të bëhet përzgjedhja përfundimtare e pjesëmarrësve në program.
NUK KE DËGJUAR PËR PROGRAMIN YOUTHBUILD?!
Atëherë bëje një shëtitje nëpër lagjet e qytetit dhe do të njoftohesh me moshatarët e tu, të cilët kanë ndjekur vitet e kaluara programin YouthBuild.
Në Qendrat e trajnimit në Bujanoc dhe Novi Pazar, ata kishin trajnime të ndryshme që kishin të bënin me ngritjen e kapaciteteve të të rinjëve dhe aftësimin e tyre për temat: puna në komunitet, aftësitë e komunikimit, shkrimi i projekteve, puna vullnetare dhe në të njëjtën kohë ata kanë organizuar aktivitete vullnetare në të mirë të kësaj shoqërie.
CILI ËSHTË QËLLIMI I KËTIJ PROGRAMI?
Ky program ka për qëllim shpeshtimin e punësimit të të rinjëve dhe hapjen e mundësive të reja për inkuadrimin e tyre në vende të punës, në rajonet më të pazhvilluara, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe komunat e përfshira me projekt, edhe atë nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të të rinjëve dhe ofrimit të edukimit funskional në mënyrë që të rinjët të bëhen konkurrent dhe të kërkuar nga tregu i punës, përkatësisht punëdhënësit lokal. Përmes programit të rinjët do të kenë mundësi që të fitojnë njohuri të nevojshme dhe shkathtësi të domosdoshme për udhëheqjen e një biznesi, duke filluar nga shkrimi i një biznes plani e gjer te njohuritë për menaxhimin e resurseve njerëzore.
MË SHUMË PËR PROGRAMIN:
Programi YouthBuild përfshin trajnimin intenziv për ngritjen e kapaciteteve të rinjëve dhe aftësimin e tyre për të qenë aktiv dhe konkurrent në tregun e punës, për për 30 të rinj nga Bujanoci, Presheva, Vranja, Novi Pazari, Sjenica dhe Tutini. Grupi i perzgjedhur prej 30 pjesëmarrësve, të moshës 18 deri 30 vjeç do të marrin pjesë në programin gjashtëmujor, i cili zhvillohet në tri faza.
Në fazën e parë do të fillojë cikli i trajnimeve për 30-të të rinj nga të dy rajonet, me temë shkathtësitë në biznes në kohëzgjatje prej 22 ditëve, me një program i cili do të përgatitet paraprakisht. Trajnimet do t’i mbajnë trenerët e kualifkuar dhe me përvojë disavjaçare për temat të ndryshme si shkathtësitë e nevojshme për të qenë një trener i suksesshëm, shkathtësitë për një prezantim publik të shkëlqyer, shkathtësitë e komunikimit dhe negociimit, shkruarja e propozim projekteve për fondet EU, shkruarja e një biznes plani, përdorimi i teknologjive të reja në punë, marrëdhëniet me publikun dhe komunikimi, si dhe menaxhimi i resurseve njerëzore. Dizajni i trajnimeve do të krijohet në bazë të nevojave të pjesëmarrësve dhe nivelit të njohurive të tyre nga këto tema përkatëse, me çka do të mundësohet standardizimi i njohurive dhe aftësive, që secili pjesëmarrës duhet të fitojë përmes programit të trajnimit.
Me qëllim të nxitjes së aktivizmit dhe veprimit proaktiv të të rinjëve në komunitet në fazën e dytë, pjesëmarrësit e projektit pas përfundimit të trajnimeve, do të përgatisin dhe realizojnë takime midis të rinjëve dhe punëdhënësve në komunat nga të cilat vijnë, si lloj speed-dating, me ç’rast të rinjët do të kenë mundësi t’ia prezantojnë punëdhënësve njohuritë dhe shkathtësitë e arritura gjatë trajnimeve dhe të shohin se në çfarë mënyrë mund t’i ofrojnë mbështetje zhvillimit të veprimtarisë së këtyre ndërmarrjeve. Të rinjët do të kenë mundësi, që në kompanitë dhe ndërmarrjet lokale, të cilat janë të hapura për bashkëpunim të mbajnë punë praktike nga një muaj minimum dhe tre muaj maksimum dhe të aplikojnë njohuritë e arritura gjatë trajnimeve në zgjidhjen e problemeve, avancimin dhe mbështetjen e zhvillimit të biznesit në ndërmarrjet në të cilat do ta mbajnë punën praktike.
Në fazën e tretë do të krijohet Info biznes qendra që do të veprojë në kuadër të zyres lokale të Iniciativës qytetare në Bujanoc, si qendër e edukimit për të rinjët, në temat e zhvillimit të bizneseve, aftësive për punë dhe do të shërbejë si urë ndërlidhëse e bashkëpunimit ndërsektorial mes bizneseve lokale, organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve lokale. Progami i detajuar i aktiviteteve te Info biznes qendrës do të zhvillohet gjatë projektit, pas targetimit të nevojave të të rinjve në njërën anë dhe nevojave të punëdhënësve lokal në anën tjetër, me ç’rast do të hartohet edhe “Analiza e nevojave të punëdhënësve në Serbinë jugore – shans për të rinjët”, e cila do të prezentohet publikisht në kuadër të fillimit të punës së info biznes qendrës.
Pjesëmarrësve, të cilët nuk janë nga Bujanoci do t’i rimbursohen shpenzimet e udhëtimit gjatë kohëzgjatjes së programit.
„YouthBuild” është model, i cili prej vitit 1994 zbatohet dhe jep rezultate të jashtëzakonshme në 15 vende në mbarë botën. Me 20 vite përvojë „YouthBuild” ka përgatitur mbi 110.000 njerëz të rinjë për të qenë aktiv, të angazhuar dhe për të ndërtuar vetë komunitetin e tyre. Bëhuni edhe ju një nga ata!
Inciativa qytetare zbaton me sukses këtë model në Serbi që nga viti 2011 për këtë më shumë mund të mësoni përmes këtij filmi këtu.
Eja edhe Ti, bashkohu me Ne!
Projektin “Me njohuritë dhe proaktivitetin e të rinjëve drejt vendeve të reja të punës“, e realizon Iniciativa Qytetare, ndërsa e financon Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Serbisë
Ministarstvo omladine i sporta, YouthBuildSrbija, Gradjanske Incijative
KE MIDIS 18 E 30 VJET?
JETON NË BUJANOC, PRESHEVË DHE VRANJË, NOVI PAZAR, TUTIN, SJENICË, RASHKË?
KY ËSHTË KONKURS PËR TY!
Inkuadrohu në programin YouthBuild Srbija dhe mëso se si ndertohet dhe mbahet web faqja, të gjeshë punë apo të fillosh biznesin tënd dhe kontribo në zhvillimin e komunitetit.
Të ofrojmë mësim, vullnetarizëm, fitimin e përvojës dhe një shans që si pjesë e një ekipi prej 30 femrave të reja, të bësh diçka për veten dhe komunitetin tënd.
Dërgoje të plotësuar Formularin e aplikimit deri më 10.korrik 2015, në konkurs@gradjanske.org dhe bëhu pjesë e ekipit të YouthBuild Srbija! Formularin e aplikimit mund të shkarkohet më poshtë
[wpdm_file id=5]
Do të ftojmë në trajnimin seleksionues në fillim të korrikut, ku do të bëhet përzgjedhja përfundimtare e pjesëmarrseve në program.
NUK KE DËGJUAR PËR YOUTHBUILD?
Bëjë një shëtitje nëpër lagje dhe do të njoftohesh me moshatarët e tu, të cilët kanë ndjekur programin YouthBuild.
Në Qendrat e trajnimit në Bujanoc dhe Novi Pazar, ata kishin trajnime të përditshme mbi temat: puna në komunitet, aftësitë e komunikimit, shkrimin e projekteve , dhe në të njëjtën kohë kanë organizuar aksione vullnetare.
CILI ËSHTË QËLLIMI I KËTIJ PROGRAMI?
TRAJNIMI I VAJZAVE- GRAVE TË REJA PËR TË GJETUR PUNË OSE FILLUAR BIZNESIN E TYRE, TË BËHEN AKTIVE NË KOMUNITET DHE TË KONTRIBUOJË NË ZHVILLIMIN E SAJ.
MË SHUMË PËR PROGRAMIN:
Në fazën e parë të programit (korrik-gusht 2015) – përmes trajnimeve për zhvillimin e faqeve të internetit, pjesëmarrëset e projektit do të fitojnë aftësitë e kërkuara për tregun e punës, veçanërisht në komunat e përzgjedhura, do të forcojnë pozitën e tyre në komunitet duke u bër një burim i rëndësishëm për organizatat dhe institucionet vendore . Kursi do të zhvillohet për 20 ditë (gjithsej 40 ditë trajnimi, 20 në Bujanoc dhe 20 në Novi Pazar) në secilën prej ditëve të trajnimit do të mbahet nga 8 orë. Minimumi 160 leksione do të mbulojnë temat e mëposhtme: Interneti si medium, klientët dhe serverat, trendet bashkëkohore në teknologji, elementet e Web dijaznit (tipografi, photography, layout faqe, etj), gjuha e programimit HTML5, gjuha e programimit CSS 3, WordPress, etj
Ky trajnim ofrohet nga shkolla profesionale „ shkolla e Krojaçevës”- fituese e çmimeve të rëndësishme vendore për TI (Teknologji informative) dhe shumë mirënjohjeve, nxënësit e kësaj shkolle janë autor të më shumë se 500 prezentimeve në internet. Shkolla e Krojaçevës është zyrtarisht qendra regjionale e trajnimeve për Apple. Afër 90% të nxënësve të shkollës së Krojaçevës punojnë pas përfundimit të programit ose kanë filluar biznesin e tyre. Çmimi komercial i trajnimeve për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e web faqeve që ofron shkolla e Krojaçevës është 150.000 dinar për person. YouthBuild e ofron falas për 3o pjesmarrëset që do të përzgjidhen.
Në fazën e dytë të programit (shtator-tetor 2015) pjesmarrëset e projektit do të fuqizohen që të jenë të pavarura dhe proaktive, si dhe do të fitojnë njohuri për zhvillimi lokal, aktivizmin, vendosjen e partneritetit lokal, participimin e të rinjëve, por edhe për ndërlidhjen e këtyre temave me fuqizimin individual të të rinjëve përmes avancimit të kompetencave individuale dhe aftësive, veçanarisht për gjetjen e punës ose për fillimin e biznesit. Pjesmarrëset do të njoftohen me proceset e integrimit Evropian dhe rolin e të rinjëve në këtë process, si dhe me temat që janë relevante për këtë grup të caktuar- të drejtat e pakicave dhe të njeriut, me focus të vaçant në të drejtat e gruas.
Gjatë ndjekjes se programit, pjesmarrëset do të kenë mundësi të zhvillojn web prezentime për institucionet publike, ndërrmarjet dhe organizatat jofitimprurëse e vendeve të tyre, gjë që do ti ndihmoj ti prezentojnë aftësit e veta duke I lehtësuar vetës për të gjetur punë ose filluar biznesin, por edhe të implementojnë aktivitetet që kanë për qëllim përparimin(avancimin) e komuniteteve lokale.
Në kuadër të programit do të organizohen vizita studimore kompanive që mirren me teknologjinë informative dhe organizatave që nxisin për aktivizëm qytetar dhe zhvillimin e komuniteteve lokale.
Në përfundim të Programit pjesmarrëset do të marrin çertifikatat të cilat do të mund ti përdorin kur të aplikojnë për punë, të cilat do të dëshmojnë për kapacitetet e tyre për të përmirësuar (avancuar) komunitetin lokal.
Bashkohu edhe ti!
Programin YouthBuild- Të rinjtë e edukuar dhe aktiv, e zbaton Incijativa qytetare me sukses në Serbi që nga viti 2011, është model i cili prej vitit 1994 zbatohet dhe jep rezultate të jashtëzakonshme në 15 vende në mbarë botën. Gjatë 30 viteve përvojë, YouthBuild ka përgatitur mbi 110.000 njerëz të rinjë për të qenë aktiv, të angazhuar dhe për të ndërtuar vetë komunitetin e tyre. Këtë vit programi zbatohet, me mbështetjen e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit dhe YouthBuild International.
Informata shtesë për programin mund të gjeni në adresat e mëposhtme:
www.youthbuildsrbija.org, facebook.com/YouthBuildSrbija, www.gradjanske.org , facebook.com/GradjanskeInicijative
Recent Comments