10.gusht 2016, Beograd-   Iniciativa Qytetare   – Për shkak interesimit të madh të të rinjëve, konkursi  për aplikim në projektin “Iniciativa Qytetare   – Për shkak interesimit të madh të të rinjëve, konkursi  për aplikim në projektin “Me njohuritë dhe proaktivitetin e të rinjëve drejt punësimit” do të jetë i hapur deri me 24 gusht.  Për vazhdimin e afatit të konkursit është vendosur me qëllim që të gjithë të rinjët e interesuar të kenë mundësi të paraqiten në konkurs.

Në vazhdim janë detajet për aplikim në këtë projekt.do të jetë i hapur deri me 24 gusht.  Për vazhdimin e afatit të konkursit është vendosur me qëllim që të gjithë të rinjët e interesuar të kenë mundësi të paraqiten në konkurs.

Në vazhdim janë detajet për aplikim në këtë projekt.

JE I/E PAPUNË DHE KE MIDIS 18 E 30 VJET?

KE PËRFUNDUAR SHKOLLËN E MESME OSE FAKULTETIN?

JETON NË BUJANOC, PRESHEVË, VRANJË, NOVI PAZAR, TUTIN DHE SJENICË?

KY ËSHTË KONKURS PËR TY

 

Inkuadrohu në programin YouthBuild dhe bëhu njëri  nga 30 të rinjët, të cilët përmes trajnimit do të përfitojnë aftësi të domosdoshme për punësim, zhvillim të biznesit dhe realizim të aktiviteteve në komunitet.

 

Dërgoje të plotësuar formulari aplikimit  deri më 10 gusht 2016 në office.mladi@gradjanske.org  dhe bëhu pjesë e ekipit të YouthBuild Serbia!

 

Do të të ftojmë në trajnimin seleksionues në fillim të gushtit, ku do të bëhet përzgjedhja përfundimtare e pjesëmarrësve në program.

NUK KE DËGJUAR PËR PROGRAMIN YOUTHBUILD?!

Atëherë bëje një shëtitje nëpër lagjet e qytetit dhe do të njoftohesh me moshatarët e tu, të cilët kanë ndjekur vitet e kaluara programin YouthBuild.

Në Qendrat e trajnimit në Bujanoc dhe  Novi Pazar, ata kishin trajnime  të ndryshme që kishin të bënin me ngritjen e kapaciteteve të të rinjëve dhe aftësimin e tyre për temat:  puna në komunitet, aftësitë e komunikimit, shkrimi i projekteve, puna vullnetare dhe në të njëjtën kohë  ata kanë organizuar aktivitete vullnetare në të mirë të kësaj shoqërie.

 

 

CILI ËSHTË QËLLIMI I KËTIJ PROGRAMI?

 

Ky program ka për qëllim shpeshtimin e punësimit të të rinjëve dhe hapjen e mundësive të reja për inkuadrimin e tyre në vende të punës, në rajonet më të pazhvilluara, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe komunat e përfshira me projekt, edhe atë nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të të rinjëve dhe ofrimit të edukimit funskional në mënyrë që të rinjët të bëhen konkurrent dhe të kërkuar nga tregu i punës, përkatësisht punëdhënësit lokal. Përmes programit të rinjët do të kenë mundësi që të fitojnë njohuri të nevojshme dhe shkathtësi të domosdoshme për udhëheqjen e një biznesi, duke filluar nga shkrimi i një biznes plani e gjer te njohuritë për menaxhimin e resurseve njerëzore.

 

 

 

 

 

MË SHUMË PËR PROGRAMIN:

 

Programi YouthBuild përfshin trajnimin intenziv  për ngritjen e kapaciteteve të rinjëve dhe aftësimin e tyre për të qenë aktiv dhe konkurrent në tregun e punës, për për 30 të rinj nga Bujanoci, Presheva, Vranja, Novi Pazari,  Sjenica dhe Tutini. Grupi i perzgjedhur prej 30 pjesëmarrësve, të moshës 18 deri 30 vjeç do të marrin pjesë në programin gjashtëmujor, i cili zhvillohet në tri faza.

 

 

Në fazën e parë do të fillojë cikli i trajnimeve për 30-të të rinj  nga të dy rajonet, me temë shkathtësitë në biznes në kohëzgjatje prej 22 ditëve, me një program i cili do të përgatitet paraprakisht. Trajnimet do t’i mbajnë trenerët e kualifkuar dhe me përvojë disavjaçare për temat të ndryshme si shkathtësitë e nevojshme për të qenë një trener i suksesshëm, shkathtësitë për një prezantim publik të shkëlqyer, shkathtësitë e komunikimit dhe negociimit, shkruarja e propozim projekteve për fondet EU, shkruarja e një biznes plani, përdorimi i teknologjive të reja në punë, marrëdhëniet me publikun dhe komunikimi, si dhe menaxhimi i resurseve njerëzore. Dizajni i trajnimeve do të krijohet në bazë të nevojave të pjesëmarrësve dhe nivelit të  njohurive të tyre nga këto tema përkatëse, me çka do të mundësohet standardizimi i njohurive dhe aftësive, që secili pjesëmarrës duhet të fitojë përmes programit të trajnimit.

 

 

Me qëllim të nxitjes së aktivizmit dhe veprimit proaktiv të të rinjëve në komunitet në fazën e dytë, pjesëmarrësit e projektit pas përfundimit të trajnimeve, do të përgatisin dhe realizojnë takime midis të rinjëve dhe punëdhënësve në komunat nga të cilat vijnë, si lloj speed-dating, me ç’rast të rinjët do të kenë mundësi t’ia prezantojnë punëdhënësve njohuritë dhe shkathtësitë e arritura gjatë trajnimeve dhe të shohin se në çfarë mënyrë mund t’i ofrojnë mbështetje zhvillimit të veprimtarisë së këtyre ndërmarrjeve. Të rinjët do të kenë mundësi, që në kompanitë dhe ndërmarrjet lokale,  të cilat janë të hapura për bashkëpunim të mbajnë punë praktike nga një muaj minimum dhe tre muaj maksimum dhe të aplikojnë njohuritë e arritura gjatë trajnimeve në zgjidhjen e problemeve, avancimin dhe mbështetjen e zhvillimit të biznesit në ndërmarrjet në të cilat do ta mbajnë punën praktike.

fazën e tretë do të krijohet Info biznes qendra që do të veprojë në kuadër të zyres lokale të Iniciativës qytetare në Bujanoc, si qendër e edukimit për të rinjët, në temat e zhvillimit të bizneseve, aftësive për punë  dhe do të shërbejë si urë ndërlidhëse e bashkëpunimit ndërsektorial mes bizneseve lokale, organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve lokale. Progami i detajuar i aktiviteteve te Info biznes qendrës do të zhvillohet gjatë projektit, pas targetimit të nevojave të të rinjve në njërën anë dhe nevojave të punëdhënësve lokal në anën tjetër, me ç’rast do të hartohet edhe “Analiza e nevojave të punëdhënësve në Serbinë jugore – shans për të rinjët”, e cila do të prezentohet publikisht në kuadër të fillimit të punës së info biznes qendrës.

 

Pjesëmarrësve, të cilët nuk janë nga Bujanoci do t’i rimbursohen shpenzimet e udhëtimit gjatë kohëzgjatjes së programit.

 

„YouthBuild” është model,  i cili prej vitit 1994 zbatohet dhe jep rezultate të jashtëzakonshme në 15 vende në mbarë botën. Me 20 vite përvojë „YouthBuild” ka përgatitur mbi 110.000 njerëz të rinjë për të qenë aktiv, të angazhuar dhe për të ndërtuar vetë komunitetin e tyre. Bëhuni edhe ju një nga ata!

 

Inciativa qytetare zbaton me sukses këtë model në Serbi që nga viti 2011 për këtë më shumë mund të mësoni përmes këtij filmi këtu.

 

Eja edhe Ti,  bashkohu me Ne!

 

MOSProjektin “Me njohuritë dhe proaktivitetin e të rinjëve drejt vendeve të reja të punës“, e realizon Iniciativa Qytetare, ndërsa e financon Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Serbisë

 

 

 

 

Ministarstvo omladine i sportaYouthBuildSrbijaGradjanske Incijative