Banka Kombëtare e Serbisë dhe Inciativa qytetare në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Suboticës, të enjten me 7 korrik, me fillim prej orës 12:00, do të organizojnë tribunë edukative për qytetarët e komunës së Bujanocit, në hapësirat e Fakultetit Ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc.
Tema diskutimi në tribunë do të jenë:
Andaj, ftojmë të gjithë të interesuarit të paraqiten për pjesëmarrje në tribunën edukative, të shfrytëzojnë mundësinë t’i parashtrojnë pyetje punonjësve të Bankës Kombëtare të Serbisë, e të zgjidhin dilemat dhe paqartësitë në lidhje me produktet dhe shërbimet financiare që i përdorin më së shpeshti.
Qëllimi kryesor i kësaj tribune edukative është aftësimi i të rinjëve, si grupe posaçërisht të ndjeshme, rreth çështjeve financiare.
Aftësimi financiar paraqet kornizën bazike për mbrojtjen e të rinjëve në momentin kur ata bëhen shfrytëzues të shërbimeve bankare. Ne jemi dëshmitarë se çfarë pasoja mund të rezultojnë nga vendimet e gabuara dhe të nxituara mbi huamarrjen. Theksi i veçantë do t’i kushtohet rreziqeve që bartin në vete këto produkte financiare, e kurrsesi reklamës së tyre.
Qëllimi tjetër është ngritja e nivelit të njohurive të përgjithshme dhe ofrimi i informacioneve, të cilat të rinjëve do t’i mundësojnë që më mirë të kuptojnë botën e financave, respektivisht produketeve të ndryshme financiare, kështu që do ta kenë më të lehtë të vendosin se si të investojnë paraët e veta ose si të marrin kredi në kushte të volitshme.
Ju mirëpresim!
YouthBuildSrbija, Gradjanske Incijative