Monthly Archives: July 2012

Je i/ e papunësuar dhe ke midis 15 e 30 vjet? Jeton në Vranjë, Bujanoc dhe Preshevë? Dëshiron të jesh aktiv/e? Nuk ke përvojë pune? Dëshiron të mësosh dhe të njihesh me të gjitha mundësitë për stazhim, praktikë, ndërmarrësi?

Inkuadrohu në projektin „YouthBuild” dhe bëhu njëri/ra nga 40 të rinjë të cilët përmes trajnimit gjashtëmujor do të përfitojnë aftësi të domosdoshme për punësim dhe zbatimin e aktiviteteve në bashkësi lokale. Dërgoje të plotësuar aplikacionin në vazhdim, deri më 3 shtator 2012, në lirije@gradjanske.org  dhe bëhu pjesë e ekipit „YouthBuild Srbija – të rinjët e edukuar dhe aktiv”!

 

https://docs.google.com/open?id=0B3GsycnrBBm-R1ZwZS1qUXpYZXM

 

MË SHUMË MBI PROGRAMIN:

 

Projekti „YouthBuild” përfshinë trajnime intensive për të fituar aftësi të domosdoshme për punësim dhe aktivitete në bashkësi lokale dhe mentorim  për 40 të rinjë  në Vranjë, Bujanoc e Preshevë.

 

Grupi prej 40 pjesëmarrësve, të moshës prej 15 deri 30 vjeç, nga Bujanoci, Presheva dhe Vranja, do të kalojnë gjithsej gjashtë muaj duke marrë pjesë në dy faza të projektit.

 

Tre muajt e parë do t’i kalojnë në të mësuarit intensiv në Qendrën e trajnimit ku do të tubohen çdo ditë për shkak të aktiviteteve të ndryshme arsimore, punëtorive, këshillimeve dhe mbështetjes. Gjatë kësaj faze, pjesëmarrësit gjithashtu do ta kalojnë kohën edhe në zbatimin e projekteve të dobishme për komunitetin brenda bashkësisë, dhe mund të thuhet se tre muajt e parë pjesëmarrësit do të angazhohen në dy mënyra:

 

1.       në aktivitetet brenda mësonjëtores me anë të të cilave do të përmirësojnë aftësitë e veta gjuhësore dhe njohuritë financiare, të mësojnë aftësi praktike, aftësi të komunikimit, do të kalojnë trajnime lidhur me menaxhimin dhe aftësitë sociale;

 

2.       në aktivitete lidhur me projektet brenda bashkësisë, që potencialin e të rinjve e bëjnë të dukshëm dhe ofrojnë përvojë praktike pune.

 

Në fazën e dytë, e  cila gjithashtu do të zgjatë tre muaj, Iniciativat Qytetare do t’u ndihmojnë pjesëmarrësve me rastin e kërkimit të vendeve të punës, të stazhimit e praktikave, si dhe me rastin e projekteve ndërmarrëse, vendosjen e kontakteve me institucionet mikrofinanciare dhe me aktivitete tjera të ndërlidhura me realizimin e pavarësisë ekonomike të të rinjëve. Një herë në javë pjesëmarrësit do të kthehen në Qendrën e trajnimit për konsultime shtesë dhe shërbime të zhvillimit profesional. Elementet e arsimimit social e qytetarë do të jenë të përfshira në të dy fazat e programit. Pjesëmarrësve gjithashtu do t’u sigurohen bursa.

 

Që në fillim të shtatorit, në periudhën prej 12-14.09.2012. është planifikuar të mbahet trajnimi fillestar për pjesëmarrësit  pas të cilit do të përzgjedhen pjesëmarrësit e programit gjashtëmujor.

 

„YouthBuild” është model që është zbatuar dhe ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme në 15 vende në mbarë botën. Me mbi 30 vjet përvojë „YouthBuild” i ka përgatitur mbi 94.000 njerëz të rinjë për të qenë aktiv, të angazhuar dhe për ta ndërtuar vetë bashkësinë e vet. Bëhuni edhe ju  njëri/a nga ata!

 

Projektin „YouthBuild Serbia – të rinjët e edukuar dhe aktiv” e implementojnë Iniciativat qytetare, me ndihmën e: Caritas Luksemburg dhe YouthBuild International.