rinia

Iniciativa Qytetare, zyrja në Bujanoc, të enjten me 30 qershor 2016, prezanton publikisht projektin e ri “Me njohuritë dhe proaktivitetin e të rinjëve drejt vendeve të reja të punës“, në hapësirat e Klubit komunal për të drejtat e njerëzve dhe pakicave (Bujanoc, ndërtesa e vjetër e komitetit, kati I)  me fillim prej orës 11:00.

Në këtë ngjarje janë të ftuar të rinjët, përfaqësuesit e qeverive lokale, përfaqësuesit e sektorit të biznesit lokal, mediat lokale dhe shoqëritë civile, si dhe akterët tjerë relevant, aktivitetet e të cilëve janë të orientuar kah të rinjët.

Kujdes i veçantë do t’i kushtohet  ofrimit të edukimit funkcional të të rinjëve në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe qytetit të Vranjës, në fushën e aftësive të aplikueshme për punësim, njohjes me kontributin e deritanishëm të programit të Iniciativës Qytetare për të rinjët, si dhe njohjes me statusin dhe mundësinë e avancimit të programit ekzistues.

Programi:

  • Prezantimi i projektit “Me njohuritë dhe proaktivitetin e të rinjëve drejt vendeve të reja të punës“  dhe ftesa drejtuar përfaqësuesve të sektorit të biznesit lokal për bashkëpunim Fismir Jahiu/Nermine Aliu – Građanske incijative
  • Promovimi i historive të suksesshme nga pjesëmarrësit të programeve të mëparshme për të rinj
  • Diskutimi për mekanizmat, statusin aktual dhe mundësinë e avancimit të bashkëpunimit mes shoqërive civile bujanocase, qeverisjes lokale dhe sektorit të biznesit në fushën e programeve, të cilët nxisin punësimin e të rinjëve.

Ju lutemi që prezencën tuaj në takim ta konfirmoni më së voni deri të mërkuren 29 qershor 2016, në e-mail adresën fismir@gradjanske.org

 

 

Projektin “Me njohuritë dhe proaktivitetin e të rinjëve drejt vendeve të reja të punës“, e realizon Iniciativa Qytetare, ndërsa e financon Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Serbisë