Konkursi

YB ceo set

Bujanoc, 18 nëntor 2015, – Rezulatet e konkursit për punimin e web faqes falas.

Të nderuar,

Me kënaqësi ju njoftojmë që komisioni ka caktuar fituesit e Konkursit për punimin e një web faqeje falas.

Në Novi Pazar, pjesëmarrëset e programit “Punësimi i grave të reja në sektorin i IT-së” dë të dizajnojnë web faqen për shoqatën e të rinjëve “Misli sandžačke omladine (MSO) të cilët merren me zhvillimin e kulturës, letërsisë dhe artit në përgjithësi, e të cilëve web faqeja do t’i ndihmojë që të afrojnë me punën e tyre një numër sa më të madh të njerëzve.

Në Bujanoc, Shoqëria Ekologjika „Bujanoc“ do të fitojë web faqen falas, me të ciën do të informojë qytetarët e interesuar, partnerët, donatorët për aktivitetet dhe projektet, të cilat i realizojnë nga fusha e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Falënderojmë të gjithë ata që janë paraqitur në konkurs dhe njëherit i njoftojmë që, deri në fund të vitit do të munden me kushte të volitshme të ftiojnë një web faqe.

Projekti “Punësimi i grave të reja në sektorin e IT-së” ka filluar me idejën që gratë e reja nga mjediset më pak të zhvilluara të fitojnë mundësinë që me dijen e vet t’i përshtaten tregut të punës dhe të krijojnë mundësi për punë të reja dhe/ose të nisin bizneset e veta në industrinë më perspektive të IT-së. Ato së shpejti dë ta kryejnë trajnimin intenziv për punimin dhe mirëmbajtjen e web faqeve. Pjesa e dytë e projektit nënkupton edhe trajnimin për aktivizëm lokal.

Me bashkimin e këtyre dy komponenteve, tridhjetë pjesëmarrëse të programit, do të tregojnë diturinë e re të fituar duke ia punuar web faqen falas fituesëve të konkursit. Përparësi në përzgjedhje kanë pasur ata të cilët me punën e vet i kanë ndihmuar zhvillimit të mjediseve lokale ose të rinjëve në ato mjedise ose në çfarëdo mënyre i kanë kontribuar krijimit të kushteve më të mira për jetesë në komunitetet e tyre.

MOSProjektin “Punësimi grave të reja në sektorin e IT-së” është duke e realizuar Iniciativa Qytetare ndërsa duke e  mbështetur financiarisht Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Sërbisë.

 

 

 

Programin YouthBuild – Të rinjët e edukuar dhe aktiv, të cilin në Serbi e implementon Iniciativa Qytetare, është zhvilluar sipas modelit të programit YouthBuild Internacional, i cili po jep rezultate të shkëlqyera në 15 vende të anemabanë botës. Me mbi 30 vjet përvojë, YouthBuild ka përgatitur 94 000 të rinj që të jenë aktiv, të angazhohen dhe vetë të ndërtojnë komunitetin e tyre. Programin YouthBuild e ka mbështetur Ministria e Rinisë dhe Sportit dhe Youthbuild Internacional.

 

Më shumë për Youth Build-in dhe Iniciativën Qytetare do të gjeni në adresat e mëposhtme:

:: www.youthbuildsrbija.org :: facebook.com/YouthBuildSrbija :: www.gradjanske.org :: facebook.com/GradjanskeInicijative