Bujanoci

Banka Kombëtare e Serbisë dhe Inciativa qytetare në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Suboticës, të enjten me 7 korrik, me fillim prej orës 12:00,  do të organizojnë  tribunë edukative për qytetarët e komunës së Bujanocit, në hapësirat e Fakultetit Ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc.

Tema diskutimi në tribunë do të jenë:

  • Produktet dhe shërbimet financiare më shpesh të përdorura
  • Si t’i mbrojnë të drejtat e tyre përdoruesit e këtyre shërbimeve

Andaj, ftojmë të gjithë të interesuarit të paraqiten për pjesëmarrje në tribunën edukative, të shfrytëzojnë mundësinë  t’i parashtrojnë pyetje punonjësve Bankës Kombëtare të Serbisë, e të zgjidhin dilemat dhe  paqartësitë në lidhje me produktet dhe shërbimet financiare që i përdorin më së shpeshti.

Qëllimi kryesor i kësaj tribune edukative është aftësimi i të rinjëve, si grupe posaçërisht të ndjeshme,  rreth çështjeve financiare.

Aftësimi financiar paraqet kornizën bazike për mbrojtjen e të rinjëve në momentin kur ata bëhen shfrytëzues të shërbimeve bankare. Ne jemi dëshmitarë se çfarë pasoja mund të rezultojnë nga vendimet e gabuara dhe të nxituara mbi huamarrjen. Theksi i veçantë do t’i kushtohet rreziqeve që  bartin në vete këto produkte financiare, e kurrsesi reklamës së tyre.

Qëllimi tjetër është ngritja e nivelit të njohurive të përgjithshme dhe ofrimi i informacioneve, të cilat të rinjëve do t’i mundësojnë që më mirë të kuptojnë botën e financave, respektivisht produketeve të ndryshme financiare, kështu që do ta kenë më të lehtë të vendosin se si të investojnë paraët e veta ose  si të marrin kredi në kushte të volitshme.

 

Ju mirëpresim!

YouthBuildSrbijaGradjanske Incijative

 

Je i/e papunë dhe ke midis 15 e 30 vjet?

 

Jeton në Bujanoc, Preshevë dhe Vranjë?

 

Dëshiron të jesh aktiv/e? Nuk ke përvojë pune? Dëshiron të mësosh, të zgjidhësh problemet në komunitet dhe të kesh mundësi për stazhimi, praktikë, ndërmarrësi?

 

Inkuadrohu në programin YouthBuild dhe bëhu njëri/a nga 50 të rinjë të cilët përmes trajnimit gjashtëmujor do të përfitojnë aftësi të domosdoshme për punësim dhe zbatimin e aktiviteteve në komunitet.

 

Dërgoje të plotësuar formularin për aplikim r deri më 4. tetor 2013, në office.mladi@gradjanske.org dhe bëhu pjesë e ekipit të YouthBuild Srbija!

 

Gjatë mesit të muajit tetor është planifikuar trajnimi fillestar për të gjithë të interesuarit, pas së cilit do të përzgjidhen pjesëmarrësit për programin gjashtëmujor.

 

MË SHUMË PËR PROGRAMIN:

 

Programi i YouthBuild përfshinë trajnime intensive për të fituar aftësi të domosdoshme për punësim dhe zbatimin e aktiviteteve në komunitet për 50 të rinjë nga Bujanoci, Presheva dhe Vranja.

 

Grupa prej 50 pjesëmarrësve të moshës 15 deri në 30 vjeç nga Bujanoci, Presheva dhe Vranja do të marrin pjesë në programin gjashtëmujor, i cili do të zhvillohet në dy faza.

 

Katër muajt e parë(nëntor 2013 – shkurt 2014) pjesëmarrësit do t’i kalojnë në të mësuarit intensiv në Qendrën e e trajnimit të YouthBuild Incijativa qytetare në Bujanoc, ku do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme arsimore.

 

Gjatë kësaj faze pjesëmarrësit gjithashtu do ta kalojnë kohën edhe në zbatimin e projekteve të dobishme brenda komunitetit të tyre, mund te themi se gjatë katër maujve të parë pjesëmarrësit do të angazhohen njëkohësisht në dy mënyra:

 

1. në aktivitetet brenda mësonjëtores me anë të të cilave do të përmirësojnë aftësitë e veta gjuhësor, të mësojnë aftësi praktike, shkathësit e komunikimit , do të kalojnë trajnime me temë lidershipin dhe aftësitë sociale .

 

2. në aktivitetet lidhur me projektet brenda komunitetit, që potencialin e të rinjve e bëjnë të dukshëm dhe ofrojnë përvojë praktike pune secilit prej tyre.

 

Në fazën e dytë e cila zgjatë dy muaj (shkurt – mars 2014.), Inicijativa qytetare do t’u ndihmojë pjesëmarrësve me rastin e kërkimit të vendeve të punës, të stazhimit e praktikave, si dhe me rastin e projekteve ndërmarrëse, vendosjen e kontakteve me institucionet dhe me aktivtetet tjera të ndërlidhura me realizimin e pavarësisë ekonomike të të rinjëve.

 

Një herë në javë pjesëmarrësit do të kthehen në Qendrën e trajnimeve të YouthBuild për konsultime shtesë dhe shërbime të zvillimit.

 

Elementet e edukimit social dhe qytetar do të përfshihen në të dyja fazat e programit.

 

Pjesëmarrësve të cilët nuk janë nga Bujanoci do t’i rimbursohen shpenzimet e udhëtimit gjatë 4 muajve të parë të programit, të gjithë pjesëmarrësit gjatë kësaj kohe do të marrin bursa mujore.

 

„YouthBuild” është model i cili prej vitit 1994 zbatohet dhe jep rezultate të jashtëzakonshme në 15 vende në mbarë botën.

 

Me 20 vite përvojë „YouthBuild” ka përgatitur mbi 110.000 njerëz të rinjë për të qenë aktiv, të angazhuar dhe për të ndërtuar vetë komunitetin e tyre. Bëhuni edhe ju nji nga ata!

 

Programin YouthBuild në jugun e Serbisë të cilin e zbaton Incijativa qytetare, me mbështetjen e agjencisë Amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) dhe Fondacioni Caritas Luksemburg.

 

Incijativa qytetare zbaton me sukses këtë model në Serbi që nga viti 2011 për këtë më shumë mund të mësoni përmes këtij filmi u.

 

Eja edhe ti Bashkohu me ne!